BE

BE

Sparkes emërohet zëvendësshef i EULEX-it

Publikuar më 02 Shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Andy Sparkes, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, është emëruar zëvendësshef i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ka njoftuar të enjten Zyra për Informim e EULEX-it.

Sparkes, i cili do ta pasojë Roy Reeve, do ta marrë detyrën e tij në mes të muajit tetor të këtij viti.

“Andy Sparkes e ka përvojën e nevojshme për të shërbyer si zëvendësshef i një operacioni të madh të sundimit të ligjit në një mjedis të vështirë. Përvoja e tij si Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë prej datës 28 prill 2008, i siguron atij njohuri të dorës së parë lidhur me gjendjen në terren dhe menaxhimin pas konfliktit, që është një përgatitje shumë e përshtatshme për të shërbyer si zëvendës shef i EULEX-it”, ka deklaruar shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Yves de Kermabon.