BE

BE

UNMIK: BE të ndërmjetësojë në bisedimet Prishtinë- Beograd

Publikuar më 03 Shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Misioni i UNMIK-ut në Kosovë kërkoi nga Bashkimi Evropian që të përfshihet dhe të ndërmjetësojë bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kështu tha në Prishtinë shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, i cili së shpejti do të udhëtojë për në Bruksel për të paraqitur kërkesën e tij.

Shefi i UNMIK-ut, deklaroi në Prishtinë se UNMIK-u nuk mund të marrë rolin e ndërmjetësuesit në bisedimet Prishtinë - Beograd, por ky mision vetëm mund ta lehtësojë procesin e bisedimeve.

Lamberto Zannieri, tha se ndërmjetësimin në bisedimet teknike mund të bëjë Bashkimi Evropian.“Është koha që evropianët ta kryejnë këtë rol, mendoj se duhet të koordinohemi me evropianët për këtë çështje. Unë do të shkoj shumë shpejt në Bruksel dhe do t'i inkurajoj ata që ta marrin përsipër rolin ndërmjetësuesit për bisedime edhe me mbështetjen time”, tha Lamberto Zanieri.

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili takoi shefin e UNMIK-ut, tha se Kosova është e gatshme që të hyjë në biseda me Serbinë, por vetëm për çështje teknike.

”Bisedimet politike janë mbyllur, ne duhet të bisedojmë për një jetë më të mirë, ne duhet të bisedojmë për qarkullim të mallrave dhe njërëzve, për mirëqenie, duhet të bisedojmë për serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Serbi, por jo për çështje të tjera”, thotë kryetari i kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.