BE

BE

Tirana mirëpriti analizën për liberalizimin e vizave

Publikuar më 03 Shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Tirana zyrtare i përshëndeti të enjten në mbrëmje rezultatet e analizës së mbledhjes së Komitetit për Çështjet e Brendshme në Parlamentin Evropian, ku u diskutua mbi liberalizmin e vizave të qytetarëve të Shqipërisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës.

Sipas zëdhënësit të ministrisë së Jashtme, Ralf Gjoni konkluzionet pozitive konfirmuan “edhe një herë atë që ne kemi besuar prej kohësh; që kriteret do përmbusheshin dhe se qytetarët shqiptarë do të udhëtojnë pa viza drejt hapësirës Shengen brenda vitit 2010”.

Por, në deklaratën e zëdhënësit tregohej përmbajtje ku përmendej fakti se duhej pritur diskutimi mbi raportin final mbi Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, që Komisioni Europian do ta ndajë me Parlamentin Evropian dhe vendet anëtare në mes të shtatorit.

Ky pritet që jetë dhe vlerësimi përcaktues nëse dy shtetet i kanë arritur standardet teknike për të përfituar nga liberalizimi i vizave, ashtu si ndodhi në fund të vitit 2009 me tre shtetet e tjera të rajonit: Serbia, Mali i Zi e Maqedonia. Për Tiranën zyrtare krahas objektivit të liberalizmit të vizave është dhe procesi i statusit të vendit kandidat për në BE.

“Ne nuk e humbasim fokusin tonë dhe jemi të vetëdijshëm që hapi tjetër mbetet ai i hapjes së negociatave për statusin”, deklaroi të enjten në mbrëmje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Tiranë.