BE

BE

Turqit ndryshuan kushtetutën që i afron me BE-në

Publikuar më 13 Shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Përmes një referendumi popullor në Turqi qytetarët vendosën me shumicë të qartë për reformën kushtetuese. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan njoftoi se paketa e qeverisë së tij me 26 pikat për ndryshimet në sistemin e drejtësisë është miratuar nga 58 për qind e elektoratit.

Turqia ka bërë kështu një hap historik dhe ka forcuar demokracinë, shtoi Erdogan. Me këto ndryshime kushtetuese ndër të tjera forcohen të drejtat e qytetarëve dhe kontrolli civil ndaj ushtrisë. Kushtetuta në fuqi u ndryshua në fillim të viteve 80-të, në kohën kur ende ishin në pushtet gjeneralët.

"Data e 12 shtatorit deri tani ishte përdhosur nga kushtetuta e puçistëve. Me këtë referendum, po ashtu në një 12 shtator, fillon një epokë e re për demokracinë. Ne hapim kështu një faqe të re dhe largojmë ndotjen", tha Erdogan.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle përshëndeti rrjedhën e referendumit si një hap të rëndësishëm të Turqisë në rrugën drejt Evropës.