BE

BE

BE rivlerëson lidhjet globale

Publikuar më 13 Shtator 2010 EUObserver

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në një kohë kur Evropa po rivlerëson rolin e saj në botë, kryediplomatja e BE-së, Catherine Ashton ka theksuar nevojën për marrëdhënie të forta të ndërsjella, sidomos me Kinën.

Duke folur pas një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të javës së kaluar, Ashton gjatë një konference shtypi deklaroi se grupi 27 anëtarësh ka nevojë të ndërtojë "partneritete të mëdha ekonomike dhe politike të cilat kanë potencial për të ndryshuar jetën tonë."

Kjo retorikë vjen në periudhën kur udhëheqësit e BE-së po përgatiten të takohen në Bruksel këtë të enjte për të diskutuar çështje të politikës së jashtme, të vetëdijshëm se kriza globale financiare ka ndikuar në rendin global.

Gjatë takimit në Bruksel baronesha Ashton ka informuar rreth udhëtimit të saj të fundit njëjavor në Lindjen e Mesme, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve të forta me ekonominë e dytë më të madhe në botë në epokën e re të Traktatit të Lisbonës.

Zyrtarët sugjerojnë se marrëveshjet e përbashkëta të arritura gjatë vizitës ka të ngjarë të zyrtarizohen kur kryeministri kinez Wen Jiabao të vizitojë Brukselin në fillim të tetorit për të marrë pjesë në samitin BE-Kinë.

Pavarësisht nga vëmendja në rritje e BE drejtuar drejt Pekinit dhe fakti se zonja Ashton ka humbur fillimin e një raundi të ri të bisedimeve të paqes së Lindjes së Mesme në Uashington këtë muaj, të dy palët vazhdojnë të kenë një numër të shqetësimeve në lidhje me njëri-tjetrin.

Znj. Ashton i ka paralajmëruar kompanitë kineze që të mos mbulojnë zbrazëtirë e mbetura nga homologët e BE-së dhe të veprojnë në përputhje me sanksione të reja ekonomike kundër Iranit.

Në mënyrë të ngjashme, Evropa ende mbetet e ndarë mbi heqjen e embargos së armëve me Kinën, e vendosur në vitin 1989 pas ngjarjeve në sheshin Tiananmen. Kina ka përsëritur thirrjet për ndalimin e këtyre masave.

Çështja u diskutua në takimin jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE, me një dokument që qarkullon, cili shqyrton mundësinë e heqjes së embargos, me kusht që të përmbushen kushte të caktuara.

Kushtet e mundshme përfshijnë përmirësimin e lidhjeve me Tajvanin apo një amnisti për të arrestuarit në lidhje me ngjarjet në Tiananmen, por ministrat e jashtëm nuk arritën asnjë marrëveshje.

"Ne diskutuam rreth dërgimit të armëve në Kinë, por nuk kemi arritur një zgjidhje ose qëndrim të përbashkët," tha ministri i jashtëm frëng Bernard Kouchner në mbyllje të takimit. Franca ka kohë që është në favor " për t'i dhënë fund embargos, tha ai.