BE

BE

BE notë pozitive Shqipërisë për vizat

Publikuar më 15 Shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian kanë dhënë një vlerësim pozitiv për përmbushjen e tri kritereve shtesë të paraqitura në maj të këtij për heqjen e vizave për Shqipërinë.

Në raportin e shpërndarë për deputetët e Parlamentit Evropian, thuhet se Shqipëria ka bërë progres në tri kërkesat e parashtruara në maj.

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka marrë vlerësime për progresin e bërë gjatë një vizitë në Bruksel, thuhet në një deklaratë për media të Ministrisë së Brendshme.

Basha është takuar me raportuesen e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave Tania Fajon, me shefin e Njësisë për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Zgjerimin në Komisionin Evropian Luigi Soreca si dhe me shefin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit të BE, Jonas Jonson.

Sipas njoftimit të ministrisë, temat kryesore të takimit kanë qenë, përmbushja e të gjitha kritereve të Shqipërisë në ndihmë të procesit të liberalizimit të vizave, si lufta me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e po ashtu gjurmimi dhe sekuestrimi i aseteve kriminale, çështje që qëndrojnë në thelb të tri kushteve të prapambetura të procesit.

Komiteti për Çështjet e Brendshme dhe Liritë Civile të Parlamentit Evropian do të marrë në shqyrtim më 27 Shtator raportin final të paraqitur nga Komisioni Evropian së bashku me rekomandimin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

Ndërsa vendimi përfundimtar për heqjen e vizave për shqiptarët pritet të merret në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian më 8-9 nëntor 2010.