BE

BE

Senati francez miraton ndalimin e ferexhesë

Publikuar më 15 Shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Franca ia ndalon grave myslimane që të mbajnë gjatë ditës veshje si burka dhe niqab. Një ligj përkatës i miratuar nga senati kapërceu pengesën e fundit.

Gratë që shkelin këtë ligj janë të detyruara të paguajnë 150 euro ose të ndjekin një kurs. Burrat të cilët i detyrojnë gratë e tyre për një mbulim të tillë kërcënohen me një gjobë prej 30.000 euro dhe një vit burg.

Sipas pikëpamjes së presidentit Nicolas Sarkozy dhe qeverisë së tij konservatore mbulesat e grave janë simbole të shtypjes dhe shkelin të drejtat e barabarta të grave dhe burrave. Kritikët e mbajnë ndalimin e burkës ligjërisht të kontestueshëm.

Veç kësaj bëhet e ditur se në gjithë Francën vetëm rreth 2000 gra mbulohen tërësisht.