BE

BE

Ettore Sequi- ambasador i BE-së në Tiranë

Publikuar më 15 Shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Tiranës, do të jetë Ettore Sequi. Ky është vendimi i marrë nga shefja e diplomacisë evropiane, Catherin Ashton, e cila ka vendosur emërimin e përfaqësuesit të BE-së në vendin tonë, pas mbarimit të mandatit të Helmut Lohan.

“Zgjodha kandidaturën më të mirë. Janë më të mirët për në vendet e duhura”, ka theksuar Ashton. Sequi është me orgjinë italiane dhe në këtë kohë ishte përfaqësues i Komisionit Evropian në Afganistan. Në vitin 1985 ka hyrë në shërbimin e jashtëm Italian.

Në vitet 2004-2008 ka qenë ambasador i Italisë në Kabul dhe në intervalin 2000-2004 ka shërbyer si zv.ambasador i Italisë në Tiranë.

Në vitet 1998-2000 ka qenë këshilltar pranë kabinetit të ministrit të jashtëm Italian ndërsa në 1994-1998 përfaqësonte italinë në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në vitet 1989-1994 ka shërbyer si konsull Italian në Teheran.