BE

BE

Lunacek: Kosova dhe Serbia- bisedime ndërshtetërore

Publikuar më 15 Shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Eurodeputetja austriake dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek thekson se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit janë pjesë e rezolutës së aprovuar nga Kombet e Bashkuara, e cila parasheh zhvillimin e dialogut midis dy shteteve si të pavarura.

Lunacek qëndron në të njëjtën linjë edhe me të ngarkuarën e BE-së për politikën e Jashtme, Catherine Ashton, që rolin e ndërmjetësimit ta ketë Bashkimi Evropian dhe jo Kombet e Bashkuara.

"Parlamenti Evropian përkrah plotësisht zhvillimin e këtyre bisedimeve për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy shteteve në fushat e doganave, të bashkëpunimit ekonomik, për çështjet ekologjike, etj, dhe që këto bisedime të zhvillohen nën kryesimin e Bashkimit Evropian", deklaroi Lunacek për DW.

Ajo shton se janë duke u diskutuar çështjet se ku do të zhvillohen bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe cilin do të emërojë BE-ja si ndërmjetësues. Eurodeputetja austriake thekson se për Kosovën do të diskutohet fillimisht për çështjen e liberalizimit të vizave, të cilën Parlamenti Evropian e kërkon prej kohësh, dhe më pas ceshtja e anëtarësimit të saj në BE.