BE

BE

Zvogëlimi i CO2 bie nga lista e prioriteteve të BE-së

Publikuar më 15 Shtator 2010 EUOBSERVER

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Komisionerja e BE-së për çështje klimatike Connie Hedegaard ka thënë se arritja e marrëveshjes për zvogëlimin e emisioneve të CO2 në konferencën e Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet më vonë këtë vit nuk është më prioritet i lartë i BE-së.

Znj. Hedegaard duke folur në një takim të organizuar nga Partia Popullore e Qendrës së Djathë Evropiane tha se paaftësia e Shteteve të Bashkuara për të vepruar në synimet e lirimit të gazrave nënkupton se BE-ja në vend të kësaj do të fokusohej në sigurimin e një numri të çështjeve tjera.

"Besoj se çështja e synimeve nuk do të jetë kryesore në takimin e KB-ve në Cancun sepse Shtetet e Bashkuara kanë dështuar në miratimin e legjislacionit mjedisor”, i tha publikut komisionerja daneze.

Në vend të kësaj ‘lista e dëshirave' të Znj. Hedegaard për takimin në Meksikë (më 29 nëntor – 10 dhjetor 2010) përfshinë ngurtësimin e zotimit botërorë për mos ngritjen e temperaturës më shumë se dy gradë celsius dhe arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e pyjeve globale (Redd- Zvogëlimi i Emisioneve nga Shpyllëzimi dhe Degradimi i Pyjeve në Vendet në Zhvillim).

Redd është skemë e Kombeve të Bashkuara e cila do të shihte shtetet malore sikurse Indonezia të paguajnë për parandalimin e shpyllëzimit të mëtejmë.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, shpyllëzimi dhe degradimi i pyjeve konsiderohet të jetë 1/5 e të gjitha gazrave të efektit serë të shkaktuara nga aktivitetet e njeriut.

Pjesa më e madhe e bashkësisë së OJQ-ve mjedisore janë shprehur kundër kësaj skeme, megjithatë ka thënë se është përplot stimulime të gabuara të cilat i kanalizojnë fondet drejt bizneseve dhe rezultojnë me zhvendosjen e grupeve indigjene.

Përkundër faktit se bota po ballafaqohet me një verë me fatkeqësi natyrore, të tjerët pajtohen se nuk ka gjasa të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse, duke e përfshirë CO2.

"Me siguri nuk do të jetë e mundshme që para takimit të Kombeve të Bashkuara në Afrikën e Jugut (nëntor-dhjetor 2011) të arrihet marrëveshje ndërkombëtare” tha Jean-Pascal van Ypersele de Strihou, zëvendëskryesues i Panelit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike ((IPCC).
Megjithatë, reagimet e OJQ-ve ndaj lajme për emisionet e CO2-shit ishin negative.

"Është e ndërlidhur me Shtete e Bashkuara, por ende paraqet mungesë të ambicies” tha për këtë faqe elektronike David Heller nga Friends of the Earth (Miqtë e Tokës), anëtarë i fushatës për ndryshime klimatike.