BE

BE

Kosova po i plotëson kriteret për liberalizimin e vizave

Publikuar më 08 Maj 2010 Naim Gashi

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kosova nuk është zyrtarisht pjesë e procesit të liberalizimit të vizave, megjithatë Qeveria ka miratuar udhërrëfyesin e ngjashëm me vendet e rajonit, për të plotësuar kriteret për lëvizjen pa vizat të kosovarëve brenda zonës Shengen.

Aspekti politik për liberalizimin e vizave për kosovarët ka përfunduar në tetor 2009 kur Këshilli i BE-së, i ka rekomanduar Komisionit Evropian që të përfshijë edhe Kosovën në këtë proces.
Aktualisht institucionet kosovare kanë miratuar 8 objektiva në bazë të të cilave do të plotësohen 50 kriteret teknike për liberalizimin e vizave.

Besnik Vasolli, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme tha se aktualisht Qeveria e Kosovës është duke diskutuar me Komisionin Evropian për të marrë një udhëzim për procesin e liberalizimit të vizave.
Vasolli tha se aktualisht me sugjerimin e Komisionit Evropian Kosova janë duke u plotësuar dy kritere bazë, miratimi i Ligjit për riatdhesim dhe Ligjit për riintegrim të të kthyerve nga vendet migrimit.

Heqja e vizave për kosovarët që udhëtojnë drejt vendeve të BE-së konsiderohet një hap i rëndësishëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve, mallrave dhe shërbimeve. Sipas ekspertëve, heqja e vizave ndikon në rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe inkurajon zhvillimin ekonomik.