BE

BE

Traktati i Lisbonës hap rrugë për vendet e Ballkanit Perëndimor

Publikuar më 13 Maj 2010 Naim Gashi

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pengesa e fundit për ratifikimin e Traktatit të Lisbonës, është tejkaluar me nënshkrimin e presidentit çek, Vaclav Klaus, i cili kishte kundërshtuar që ta bënte ratifikimin derisa Gjykata Kushtetuese çeke kishte vendosur se ky traktat nuk cenon Kushtetutën e këtij vendi. Përparësia kryesore e këtij traktati sa i përket vendeve të Ballkanit do të jetë se ato nuk do të kenë të drejtën e vetos në shumë vendime, të cilat munde të kishin penguar njëra tjetrën në procesin integrues.

Nënshkrimi i presidentit çek, Vaclav Klaus, ishte veprimi i fundit për të shtyrë hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës i cili është një zëvendësim i Kushtetutës së BE-së dhe parasheh rregulla të reja për funksionimin e BE-së, siç është fuqizimi i Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të vendeve anëtare, krijimi i postit të presidentit të BE-së, një politikë më e unifikuar e jashtme dhe heqje e të drejtës së vetos për disa vendime të rëndësishme nga vendet anëtare.

Sa u përket vendeve të Ballkanit Traktati e lë të hapur mundësinë për përfshirjen e vendeve të Ballkanit në BE, por ai heq të drejtën e për disa vendime, të cilat janë tejet të rëndësishme pasi që vendet e Ballkanit nuk do të mund ta pengojnë njëra tjetrën në procesin integrues, siç ishte rasti i Sllovenisë e cila bllokoi bisedimet për anëtarësimin me Kroacinë për shkak të një kontesti kufitar.

Ratifikimi përfundimtar i Traktatit të Lisbonës për reformimin e institucioneve të evropiane paraqet një pikë të kthesës për BE-në, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, vendi i të cilit është kryesues i radhës i unionit.

Bildt theksoi se BE-ja tani do të ketë instrumente më efektive, siç është organi për politikë të jashtme, i cili për nga madhësia do të jetë i pari apo i dyti në botë. Pasi që Çekia nënshkroi Traktatin, si shteti i fundit anëtar i BE-së, ky dokument do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.

“Do të nevojiten disa vjet për ndërtimin e këtij organi, por ai do të jetë një mjet i fuqishëm, i cili do të avancojë aksionet tona në skenën ndërkombëtare. Evropa tani do të heq dorë nga presidenca e rotacionit. Tani na nevojitet një strategji më e qëndrueshme në marrëdhëniet tona me botën”, tha Bildt.
Sa i përket zgjerimit të mëtutjeshëm të BE-së, Bildt theksoi se kur bëhet fjalë për shtetet e Ballkanit Perëndimor, në këtë shteg ka ngecur vetëm Bosnja dhe se sipas mendimit të tij, shtetet tjera kanë lëvizur përpara. Ai tha se traktati i ri e mban të hapur derën derën për vendet e Ballkanit, por është detyrë e tyre që t'i kryejnë reformat e nevojshme.

Traktati i Lisbonës, i cili zëvendëson Kushtetutën, u nënshkrua në kryeqytetin e Portugalisë më 13 dhjetor të vitit 2007 dhe është paraparë të hyjë në fuqi më 1 dhjetor të vitit 2009, pasi që është kryer edhe ratifikimi i fundit nga Çekia.

Traktati për reforma konsiderohet si zëvendësim për Kushtetutën e Evropës, kushtetutë që u përpunua në pjesët më të rëndësishme të saj në Konventën e Laeken (Belgjikë 2002-2003) dhe u nënshkrua më 24 tetor të vitit 2004 nga shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së.

Por, qeveritë evropiane të asaj kohe e braktisën në mes të rrugës projektin me gjithë faktin se ai u ratifikua nga 18 prej 27 shteteve anëtare të BE-së. Kushtetuta e përbashkët e Unionit mori goditjen vdekjeprurëse, pas refuzimit të saj nga ana e votuesve francezë dhe holandezë në referendumet që u zhvilluan në vitin 2005.

Traktati i Lisbonës, i cili e zëvendëson Kushtetutën e BE-së, u nënshkrua në kryeqytetin e Portugalisë më 13 dhjetor të vitit 2007.

Traktati i Lisbonës modifikon Kushtetutën e BE-së, që konstituoi BE-në, e cila është aktualisht në fuqi, por nuk e zëvendëson atë. Traktati i ri i jep BE-së kornizën juridike, instrumentet e nevojshme për të përballuar sfidat e së ardhmes.

Traktati mundëson një Evropë me demokratike dhe transparente, që forcon rolin e Parlamentit të Evropës dhe parlamenteve kombëtare. Dokumenti mundëson të dëgjohet më shumë zëri i qytetarëve të Evropës.
Parlamentit Evropian, i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët e BE-së, do t'i jepen kompetenca më të mëdha sa u përket ligjeve dhe buxhetit të BE-së.

Përveç kësaj, Traktati garanton një përfshirje më të madhe të parlamenteve evropiane dhe kombëtare. Parlamentarët kombëtarë do të përfshihen në pjesën më të madhe në aktivitetet e BE-së, në mënyrë të veçantë falë një mekanizmi të ri që verifikon qartë se kur duhet të ndërhyjë Unioni.
Falë të ashtuquajturës “iniciativë për qytetarët” do të dëgjohet më fuqishëm zëri i qytetarëve të BE-së. Kjo nënkupton se nëse mblidhen nënshkrimet e një milion qytetarëve të shteteve anëtare të BE-së, ata mund të paraqesin propozime të reja para Komisionit të Evropës.

Për herë të parë, Traktati i Lisbonës do t'u njohë shprehimisht shteteve anëtare të drejtën për t'u tërhequr nga BE-ja. Traktati synon thjeshtëzimin e metodave të punës dhe normave për votim të BE-së.
Me Traktatin e Lisbonës krijohet edhe funksioni i presidentit të BE-së, i zgjedhur për një mandat prej dy vitesh e gjysmë dhe prezanton një lidhje të drejtpërdrejtë mes zgjedhjes së Presidentit dhe Komisionit.
Traktati i Lisbonës përmirëson kapacitetin e veprimit të BE-së në sektorë të ndryshëm, që kanë prioritet për BE-në dhe qytetarët e Unionit. Kjo vlen në veçanti për fushat e lirisë, sigurisë dhe të drejtësisë për të përballuar problemet si lufta kundër terrorizmit dhe kriminalitetit.

Traktati garanton lirinë dhe parimet e sanksionuara nga Karta e të Drejtave Themelore, duke i bërë juridikisht detyruese. Traktati parashikon të drejta civile, politike, ekonomike dhe sociale.

Traktati i Lisbonës përcakton se BE-ja dhe shtetet anëtare duhet të veprojnë sipas ‘shpirtit të solidaritetit' në rast se një vend i BE-së është objekt i sulmeve terroriste ose viktimë e një fatkeqësie natyrore ose të provokuar nga njeriu. Vendos gjithashtu theksin te solidariteti në sektorin energjetik.

Traktati parasheh një Evropë më të fuqishme në skenën ndërkombëtare, roli i së cilës do të jetë rigrupimi i instrumenteve për komunikim në fushën e politikës së jashtme sa i përket, qoftë, përpunimit apo edhe aprovimit të politikave të reja. Traktati i Lisbonës do t'i mundësojë Evropës të shprehë një pozicion të qartë në lidhje me partnerët në nivel botëror.