BE

BE

Parlamenti Evropian vendos rregulla për tregjet financiare

Publikuar më 22 Shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Parlamenti Evropian pritet gjatë ditës të vendosë për një mbikëqyrje më të rreptë financiare në BE. Për këtë qëllim nga viti 2011 do të fillojnë nga puna tri autoritete të reja dhe një instancë për paralajmërimin e hershëm në rast krizash.

Mbikëqyrja për sektorin e sigurimeve do ta ketë selinë në Frankfurt-mbi-Main, mbikëqyrja për bankat në Londër dhe ajo për bursat në Paris. Nën drejtimin e Bankës Qendrore Evropiane një i ashtuquajtur "këshill për riskun" do të mbikëqyrë të gjithë sistemin financiar.

Kontrollorët e BE-së në rast krize mund të marrin vendime direkte për sipërmarrjet e mbikëqyrura. Këtë kompetencë deri tani e kanë pasur vetëm autoritetet kombëtare të 27 vendeve anëtare.