BE

BE

BE shtrëngon rregullat e ruajtjes së privatësisë

Publikuar më 22 Shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Komisioni i BE-së dëshiron të ashpërsojë rregullat e privatësisë për shpërndarjen e të dhënave personale të udhëtarëve me aeroplan në drejtim të SHBA-ve, Australisë dhe Kanadasë dhe të kufizohet përdorimi i të dhënave në mënyrë rigoroze në luftimin e terrorizmit dhe krimit të rëndë të organizuar.

"Duhet të kemi koherencë në mes dobisë së grumbullimit të këtyre të dhënave në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, por bartësve dhe pasagjerëve iu nevojitet sqarim ligjor dhe nivel i lartë të mbrojtjes së të dhënave“, tha komisionari për çështje të brendshme Cecilia Malmstrom gjatë një konference shtypi në Strasburg.

Janë caktuar tri marrëveshje të reja të negociohen me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Australinë, të cilat do t'i zëvendësojnë këto ekzistuese, të cilat Parlamenti Evropian mendon se kanë shumë pak siguri të privatësisë.

Tashmë të gjitha të dhënat e pasagjerëve, përfshirë edhe adresat personale, numrat e pasaportave, të dhënat e kartelave bankare, gjinia dhe mosha, në mënyrë autematike iu transmetohen agjencive të zbatimit të ligjit në atë shtete dhe mund të përdoren në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Marrëveshja me Shtetet e Bashkuara është posaçërisht kundërthënëse, pasi që ishte negociuar gjatë administratës së George W. Bush me një mori të aplikimeve, duke e zëvendësuar atë e cila ishte hedhur poshtë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për mungesë të bazës së duhur ligjore.

Propozimet e komisionit, që përfshijnë një numër të parimeve të përbashkëta për Regjistrin e Emrave të Pasagjerëve (REP/PNR) në të ardhmen do të merren në vendet tjera dhe janë formula kompromisi me Parlamentin Evropian, i cili e ka fituar kompetencën për të hedhur poshtë marrëveshjet e tilla ndërkombëtare me Traktatin e Lisbonës.

Tashmë është vepruar ashtu në muajin shkurt, me transferimin e të dhënave tjera të ndjeshme për qëllime antiterroriste – marrëveshja e ashtu quajtur ‘Swift'. Duke u ballafaquar me “zbrazëti të sigurisë” pas ndalimit të qarkullimit të dhënave bankare të BE-së, Shtetet e Bashkuara dhe shtetet anëtare e kanë vënë në presion komisionit e BE-së që së shpejti të negociojnë marrëveshje të re, cila u miratua nga legjislatura dhe hyri në fuqi më 1 gusht.

Komisioni sqaroi se shtete tjera po krijojnë sisteme PNR dhe se Japonia tanimë e ka kërkuar një marrëveshje të ngjashme me BE-në, e cila e ka bërë të nevojshme që kjo të ketë “një numër të normave dhe standardeve të përbashkëta” para angazhimit në negociata të reja.

Marrëveshjet do të arrihen “vetëm me vendet të cilat kanë nivel të lartë të mbrojtjes së të dhënave në përputhje me standardet e BE-së.