BE

BE

Parlamenti Evropian miratoi një mbikëqyrje të re financiare

Publikuar më 23 Shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Dy vjet pas shpërthimit të krizës financiare ndërkombëtare Parlamenti Evropian miratoi një paketë ligjore për një mbikëqyrje financiare të tërësishme.

Sipas saj do të krijohen tri autoritetet të reja të BE-së dhe një instancë për paralajmërim të shpejtë në raste krizash, të cilat do të nisin punën në fillim të 2011-ës.

Autoritetet do të kontrollojnë bankat, sigurimet dhe tregtinë me letrat me vlerë dhe në rast krize mund të japin urdhra të drejtpërdrejta.
Londra merr autoritetin e bankave, Frankfurti të mbikëqyrjes së sigurimeve dhe Parisi mbikëqyrjen e bursave.