BE

BE

Kërkesa e Serbisë diskutohet në Luksemburg

Publikuar më 23 Shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Ministrat e punëve të jashtme të BE-së do të shqyrtojnë kërkesën e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 25 tetor në Luksemburg, ka paralajmëruar shefi i diplomacisë belge, Stiven Vanakere, raportojnë mediat serbe.

"Do ta vë kandidaturën e Serbisë në agjendë”, ka thënë kryediplomati belg, aktualisht kryesues i BE-së.

Kryetari serb, Boris Tadic, dje ka biseduar me kryeministrin belg për procesin integrues të Serbisë, ndërsa sot për të njëjtën çështje do të bisedoje me përfaqësuesen e BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Vendimi për përcjelljen e kërkesës Komisionit Evropian duhet të merret unanimisht nga të gjithë 27 ministrat e shteteve anëtare të BE-së.