BE

BE

Evropa vulosi marrëveshjen për mbikëqyrjen financiare

Publikuar më 23 Shtator 2010 EUOBSERVER

Artikuj të ngjashëm

Deputetët e Parlamentit Evropian e kanë mbështetur një pako të propozimeve legjislative të BE-së për mbikëqyrjen financiare, miratimi përfundimtar i të cilës kërkon nga blloku i 27 anëtarëve krijimin e një sistemi të ri të mbikëqyrjes financiare, të dizajnuar për tu mbrojtur kundër përsëritjes së krizave financiare si ato të fundit.

Eurodeputetët në seancën plenare në Strasburg miratuan legjislacionin e ri me shumicë të konsiderueshme të votave pas disa muajve të diskutimeve politike me shtetet anëtare, kryesisht me Mbretërinë e Bashkuar, e cila dukej më pak entuziaste për organet e reja të nivelit të BE-së për shkak të frikës e cila do të mund të godiste sovranitetin e shteteve.

"Ky është një moment vendimtar historik” tha ministri i financave i Belgjikës, Didier Reynders, para votimit të pakos. Si kryesues të presidencës të BE-së me rotacion, zyrtarët belg kanë udhëhequr bisedime të vështira me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian gjatë muajve të kaluar në mënyrë që të përafrohen dallimet e tyre.

Pas propozimeve nga Komisioni Evropian, shtete anëtare arritën marrëveshje politike dhjetorin e viti të kaluar, por deputetët e Parlamentit Evropian ishin të shpjet duke reaguar me kundërshtim, dhe duke e quajtur marrëveshjen si shumë të zbukuruar.

Votimi i tekstit të kompromisit do të thotë se tri Autoritete Mbikëqyrëse Evropiane të reja (ESA/AME) do të fillojnë punën në janar të vitit të ardhshëm, të cilat do të koordinojnë mbikëqyrësit kombëtarë të fushën e bankave, pensioneve dhe tregut financiar.

Pjesë e punës së tyre do të jetë përmirësimi i rrjedhës së informatave në mes të rregullatorëve kombëtarë, pasi që kriza financiare e vitit shfaqi dobësinë e sistemeve financiare kombëtare gjatë kolapsit të firmave të mëdha ndërkufitare.

"Evropa tani ka një model mbikëqyrës i cili i është përshtatur nevojave të veta. Duhet të mbani në mend se gjysma e bankave në Evropë vijnë nga shtetet tjera”, tha komisioneri i shërbimeve financiare të BE-së, Michel Barnier.

Bordi Evropian i Rrezikut të Sistemit do të monitoroj paraqitjen e rreziqeve në sistemin Financiar të BE-së si tërësi, dhe do të nxjerr “rekomandime” kurdoherë që vërejnë rreziqe.

Ky bord do të drejtohet nga udhëheqësi i Bankës Qendrore Evropiane në pesë vitet e para, pas së cilës periudhë do të shqyrtohen këto aranzhime.