BE

BE

Barnier synon kthimin e besimin në tregun e BE-së

Publikuar më 24 Shtator 2010 EUOBSERVER

Artikuj të ngjashëm

BE-ja duhet t'i rikthehet parimeve të ekonomisë së tregut social pasi që qytetarët e saj më nuk ndihen se iu shërben tregu i përbashkët, ka thënë komisioneri i BE-së për tregti të brendshme Mitchel Barnier.

Ai pohoi se qytetarët nuk e kuptojnë tani më se tregu i brendshëm, i cili për një kohë të gjatë është konsideruar si një nga arritjet më të vlerësuara të BE-së “e përmirëson jetën e tyre".

Klima e tanishme ekonomike në shtetet anëtare, e cila gjendet në mes të rritjes së papunësisë dhe pakënaqësisë sociale, e ka bërë punën e tij më të vështirë.

Tregu i brendshëm mbetet i ndjeshëm ndaj “ngritjes së tendencave kombëtare dhe popullore” tha Barnier.

Komisioneri ka dy iniciativa kryesore në drejtim të mbrojtjes së “thelbit të projektit evropian” – rinisja e Tregut të Vetëm në muajin e ardhshëm, një ndërmarrje e madhe duke përfshirë 30 dhe 40 propozime të reja, si dhe propozimet për t'i bërë më të ashpra sanksionet për abuzimin e tregut.