BE

BE

Taksa e udhëtimit shkakton mospajtime BE-SHBA

Publikuar më 25 Shtator 2010 EUOBSERVER

Artikuj të ngjashëm

Një situatë e vështirë në raportet përtej atlantikut është duke u shfaqur kohët e fundit pasi që Shtetet e Bashkuara filluan ta aplikojnë taksë për hyrje në SHBA për të gjithë udhëtarët e BE-së në vlerë 14 dollarë, duke e bërë Komisionin Evropian të analizojnë masat e mundshme të reciprocitetit.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët e privatësisë në SHBA po mundohen të lehtësojnë brengat e ngritura nga Deputetët e Parlamentit Evropian mbi grumbullimin e të dhënave të kartelave bankare të udhëtarëve.

E paraqitur në fillim të këtij muaji, kjo taksë e cila mund të paguhet vetëm nëpërmjet internetit, aplikohet për turistëve nga 23 shtetet të cilat nuk kanë nevojë për vizë, për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Udhëtarët nga Bullgaria, Qipro, Polonia dhe Rumania vazhdojnë të kenë nevojë për të aplikuar për vizë dhe të paguajnë taksa tjera për vizë.

Në një debat të drejtpërdrejtë, parlamentarët evropianë kritikuan lëvizjen e njëanshme nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe i kërkuan Komisionit Evropian që të konsiderojë masa reciproke.

Komisioni deri më tani i është shmangur që të thotë se Sistemi i ri Elektronik i Autorizimit të Udhëtimit (Esta) është një formë e vizës së fshehur, përveç Deputetëve të Parlamentit Evropian të cilët theksuan se udhëtarët e BE-së të cilët refuzohen nga ky sistem nuk mund të udhëtojnë në një aeroplan i cili fluturon për në Shtetet e Bashkuara.