BE

BE

Këtë vit hiqen vizat për Shqipërinë dhe Bosnjën

Publikuar më 25 Shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Bashkimi Evropian, me gjasë, këtë vit do ta tërheqë regjimin e vizave për udhëtarët nga Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina, duke i afruar këto vende për një hap kah integrimi evropian, thonë diplomatët.

Këta diplomatë i kanë thënë agjencisë Reuters në Bruksel, se Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare, tash janë të gatshme ta përfundojnë kufizimin me viza, pas rekomandimeve nga Komisioni Evropian, në muajin maj të këtij viti.

“Më nuk ka nevojë për shtyrje të mëtejshme”, tha Tanja Fajon, nga Sllovenia, e cila e mbikëqyr çështjen e vizave në Parlamentin Evropian.
Sipas saj, grupet kryesore politike në PE pritet që ta mbështesin tërheqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, në sesionin e tetorit.

“Komisioni Evropian po punon për t'i bindur vendet që ende hezitojnë”, ta mbështesin tërheqjen e regjimit të vizave për këto dy vende, tha një diplomat i BE-së, për të shtuar se “pres që në nëntor do ta kemi një marrëveshje” për këtë çështje.