BE

BE

Ed Miliband në krye të laburistëve britanikë

Publikuar më 26 Shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Ed Miliband është zgjedhur kryetar i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe. Laburistët britanikë në zgjedhjet e majit të këtij viti humbën pas 13 vitesh në pushtet.

Ed Miliband ka shërbyer si ministër i Energjetikës në qeveritë laburiste.

Miliband, 40 vjeç, fitoi në garën brenda laburistëve duke pasur si kundërshtar vëllanë më të vjetër, David Miliband. Ky i fundit ka mbajtur postin e ministrit të jashtëm në qeverinë e Gordon Braunit.