BE

BE

Mogerini: Evropa po plaket, ka nevojë për emigrantët

Publikuar më 09 Shkurt 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Evropa kanë nevojë për emigrantët për shkak të ekonomisë, dhe kriza emigrantëve do të zgjidhet vetëm me bashkëpunim të ndërsjellë, pa ndërtimin e mureve, tha në Valletta të Maltës,  Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Fedrika Mogerini.

Mogerini ka hapur të mërkurën takimin Evropë - Afrika, kriza e emigrantëve dhe pastaj mori pjesë në një ceremoni të dorëzimit të diplomave për 89 anëtarët e rojës bregdetare libiane që morën pjesë në operacionin detar të BE-së kundër kontrabandistëve emigrantë në brigjet e Libisë nën emrin "Sofia", transmeton albinfo.ch.

"Mendoj se evropianët duhet të kuptojnë se ne kemi nevojë për emigrantët për shkak të ekonomisë, duke marrë parasysh plakjen e popullsisë evropiane, tha Mogherini.

"Emigrimi mund të menaxhohet vetëm nga bashkëpunimi dhe partneriteti", tha Mogherini.

"Në botë ka nga ata që janë të shtyrë dhe të përkrahin një qasje ndryshe ... qasje që do të fillojë duke u bazuar në ndërtimin e mureve në vend të ndërtimit të partneriteteve," shtoi ai Mogerini, duke aluduar nismën e presidentit amerikane Donald Trump për të ngritur një mur në Meksikë dhe ndalimi i përkohshëm për hyrjen e shtetasve të shtatë vendeve myslimane në SHBA.

"Kjo nuk është mënyra evropiane. Evropa nuk i mbylli dyert dhe ajo kurrë nuk e bën këtë, por ne duhet t'i japim fund tragjedive që ndodhin në det dhe në shkretëtirë, për shkak se njerëzit ende vdesin çdo ditë. ", ka thënë Mogherini.