BE

BE

Nënpresidenti Pence kërkon thellimin e marrëdhënieve SHBA – BE

Publikuar më 20 Shkurt 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, ka thënë se po kërkon eksplorimin e mënyrave për "të thelluar marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian dhe komunitetin evropian", në fillim të takimit të tij me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, raporton Reuters.

Pence ka hapur një ditë takimesh në BE dhe NATO me Federica Mogherini nga BE në Bruksel.

Pence është përballur me skepticizmin e thellë në mesin e liderëve evropianë mbi drejtimin e politikës së jashtme të administratës së re të presidentit Donald Trump, raporton Star-Telegram.

Trump-i ka qenë përkrahës i votimit në Britaninë e Madhe për dalje nga BE vitin e kaluar, i njohur si Brexit. Ai ka sugjeruar se BE së shpejti mund të shpërbëhet.

Pence ka shprehur përkrahjen e fuqishme të administrates amerikane për NATO-n gjatë fundjavës.