BE

BE

Kosova dështoi t'i realizonte 612 masa që i kërkonte MSA-ja

Publikuar më 28 Shkurt 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Autoritetet e Kosovës kanë demonstruar paaftësi për t'i përmbushur ato masa që Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit kërkonte të kryheshin gjatë 2016-s. Fiks 612 sosh i ka lënë pa i përmbushur.

E dhëna është evidencuar në Raportin që i referohet shkallës së zbatimit të Programit, të cilin Ministria e Integrimit Evropian e ka finalizuar javën e shkuar. Programi, ndërkaq, ishte miratuar nga Qeveria në dhjetor të 2015-s dhe nga Kuvendi në marsin e vjetëm. Ky është dokument ligjërisht i detyrueshëm për të gjitha institucionet, shkruan sot "Koha Ditore".

Programi përmban gjithsej 1.374 masa, prej të cilave 304 janë legjislative dhe 1.070 të tjera masa zbatuese. Vetëm rreth 55 për qind të tyre janë përmbushur plotësisht. Ndërkaq 11.43 për qind janë në proces zbatimi dhe 33 për qind të tjera janë në stade të vona të përmbushjes.