BE

BE

Zyrtarja e Lartë e BE-së: Nëse Kuvendi e miraton demarkacionin, shpejt ndodh liberalizimi

Publikuar më 04 Mars 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

(E plotësuar) - Përfaqësuesja e Lartë e BE'së, Frederica Mogherini ka thënë se pret lajme të mira nga Parlamenti i Kosovës për të ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi. Ka thënë se pa demarkacion nuk ka liberalizim të vizave. U ka bërë thirrje deputetëve të votojnë demarkacionin sepse fati i liberalizimit të vizave është në duart e tyre. Në të kundërte, ka thënë se s'ka liberalizim të vizave.

Përfaqësuesja e Lartë e BE'së, Frederica Mogherini ka thënë se s'ka viza pa shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ka thënë se në luftën për korrupsionin është arritur sukses. Mirëpo, ajo ka thënë se kushti i demarkacionit nuk është zbatuar. Ka thënë se është koha e fundit që të votohet demarkacioni dhe të mos pësojë populli i Kosovës.

"Është koha e fundit që të ecim përpara. Është koha që të votoni demarkacionin me Malin e Zi. Kjo do e zhbllokojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne jemi të gatshëm për këtë. I mbetet Parlamentit të vendos", ka thënë Mogherini, në konferencën me Kryeministrin Mustafa.

Ajo ka kërkuar nga partitë politike të gjejnë mënyrën e pajtimit që të përparojë Kosova në rrugën drejt liberlaizimit të vizave.

Ajo ka thënë se populli i Kosovës e meriton liberliaizmin e vizave.

"Populli i Kosovës nuk e meriton mungesën e konsesnsit politik në këtë hap shumë konkret", ka thënë Mogherini.

Mogherini ka thënë se ratifikimi i demarkacionit do e zhbllokojë liberalizimin e vizave për kosovarët, duke shtuar se nëse Kuvendi i Kosovës e miraton Marrëveshjen e Demarkacionit, shpejt do të ndodhë liberalizimi i vizave.

"Pres që partitë politike në Kosovë të gjejnë konsensus për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje", ka thënë Mogherini.