BE

BE

Çifti që nuk u kurorëzua sherri i racës

Publikuar më 16 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kur Trudy Menard dhe Barcley Patoir u thanë miqve dhe familjarëve se do të martoheshin, askush nuk kishte besuar se ishte punë e hairit - sepse Trudy ishte e bardhë dhe Barcley me ngjyrë.

"Kur iu thashë në punë, kolegët menduan se ishte punë magjie pse dëshiroja të martohesha me një burrë me ngjyrë. Të gjithë më thoshin: 'Ti e di se nuk do të zgjasë shumë', sepse ishte martesë e racave të ndryshme", thekson Trudy, shkruan sot "Koha Ditore". "Mendoj se disa njerëz menduan se po martohesha me njeriun që ishte një kategori më poshtë se unë. Më thoshin se po e përulja veten".

Dhe çifti kur ishte takuar para një viti, Trudy e pranon se ishte ndier në siklet .

Dashuri në kohë lufte

"Po punoja në fabrikën 'Bryant and May's', por ishte bombarduar në aksionin 'Blitz'", thekson Trudy, tani 96 vjeçe. "Më duhej një vend pune dhe më thanë se po kërkonin vajza në fabrikën e aviacionit 'Rootes' në Speke. Puna e kërkonte të përziheshim me inxhinierë dhe më thanë se duhej të bashkëpunoja me Barclayn. U thashë se 'nuk do të shkoj me një njeri me ngjyrë. Asnjëherë nuk jam takuar me njerëz me ngjyrë'. Por më thanë se nëse nuk e zbatoja urdhrin, do të më nxirrnin nga puna, kështu që nuk kisha nga t'ia mbaja" ..