BE

BE

Chabret: Franca përkrah çdo qeveri që do të formohet sipas Kushtetutës

Publikuar më 15 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ambasadori i Francës në Kosovë, Dieder Chabret, me rastin e Ditës Kombëtare të Francës, ka thënë në Prishtinë se vendi i tij do të mbështesë çdo qeveri që do të formohet në bazë të Kushtetutës nga Parlamenti i ri dhe do të përpiqet t'i ndihmojë asaj, aty ku ajo vlerëson se ka nevojë për ndihmë, për njohuri dhe për ekspertizën franceze.

"Pra, si një mik i Kosovës unë mirëpres zgjedhjet e 11 qershorit që u mbajtën në kushte të kënaqshme, ndonëse disa incidente kanë shtyrë misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, për të formuar disa rekomandime që meritojnë të merren në konsideratë. Franca do të mbështesë çdo qeveri që do të formohen në bazë të Kushtetutës nga Parlamenti i ri, dhe do të përpiqet t'i ndihmojë asaj, aty ku ajo vlerëson se ka nevojë për ndihmë, për njohuri, dhe për ekspertizën franceze. Është e rëndësishme që qeveria e ardhshme të bëjë përparime në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit dhe në afrimin e saj me Evropën", tha ai.

Po ashtu, ambasadori francez tha se e ardhmja e Kosovës është në procesin e integrimit evropian dhe përfshirjen e saj në bashkëpunimin rajonal. Ai tha se një perspektivë e qartë evropiane i është dhënë, ashtu si edhe të gjitha vendeve në rajon në samitin e Berlinit, Vjenës, Parisit dhe së fundi edhe në Triestes.

"Më shumë se kurrë, sundimi i ligjit është në qendër të procesit të afrimit me Evropën, veçanërisht në lidhje me reformën gjyqësore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe respektimin e plotë të të drejtave themelore. Këto reforma duhet të vazhdojnë shpejt, jo për shkak se këtë e kërkon Bashkimi Evropian por mbi të gjitha për shkak se bëhet për pritjet e shprehura fuqishëm nga ana e shoqërisë kosovare dhe veçanti nga rinia e Kosovës, që dëshiron t'i jap fund një sistemi të çoroditur që po e frenon të ardhmen e saj duke penalizuar punësimin, duke dobësuar cilësinë e edukimit dhe duke ngadalësuar futjen e saj në një zonë evropiane, të hapur, të pasur me potenciale dhe lëvizshmëri", tha ai.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Dider Chabret tha se është e nevojshme që në muajt e ardhshëm e tërë klasa politike kosovare të dëshmojë përgjegjësi dhe se kalkulimet politike, ose personale të mos pengojnë zbatimin e reformave të pritshme nga të gjithë.