BE

BE

Apostolova: Dështimi i projekteve në veri, për fajin e autoriteteve lokale

Publikuar më 28 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se vendimin për anulimin e projektit për ndërtimin e Universitetit dhe Qendrës Kulturore në Mitrovicën veriore, e kanë sjellë institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel, dhe ky vendim nuk ka asnjë lidhje me revitalizimin e urës kryesore mbi lumen Ibër në Mitrovicë.

"Bashkimi Evropian, javën e kaluar ka anuluar projektet me vlerë prej 7.8 milionë euro, për shkak se autoritetet komunale të Mitrovicës veriore nuk i kanë larguar objektet e ndërtuara në mënyrë ilegale, në afërsi të hapësirës ku do të duhej të fillonin ndërtimet, gjë që ishte e domosdoshme për qasje në zonat e ndërtimit", ka thënë Apostolova.

Ajo ka thënë se kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Raki?, paraprakisht kishte premtuar se do ta zgjidhë këtë çështje. "Vendimi për anulim të projekteve nuk ka qenë i lehtë dhe ai ka pasuar pas bisedimeve të rënda. Megjithatë, BE-ja ka procedura të caktuara, për më tepër kur bëhet fjalë për paratë e qytetarëve të Bashkimit Evropian", ka thënë diplomatja evropiane.

"E kuptuam që ekzistojnë probleme të caktuara që ndërlidhen me këto projekte. Për tetë muaj kemi komunikuar me administratën lokale në Mitrovicën veriore. Kushti i parë për fillimin e projektit është që të krijohet mundësia për qasje në vendin, gjë që është në përgjegjësinë e Komunës që ta zgjidhë. Kryetari i Komunës ka qenë i vetëdijshëm që kjo duhet të mundësohet në muajin prill", ka thënë shefja e Zyrës së BE-së. (REL)