BE

BE

'S'kemi më djem për luftë të re me Kosovën', Vuçiç përshëndet deklaratën e akademikut serb

Publikuar më 29 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka shprehur kënaqësitë ndaj thirrjes së tij për dialog të brendshëm për Kosovën, dhe ka vënë re se ka shumë deklarata serioze dhe të përgjegjshme për këtë temë nga njerëzit si akademiku Dusan Kovacevic.

Ky akademik, i cili ka dhënë një deklaratë për Kosovën, duke marrë shkas nga deklarata e presidentit serb, se më nuk mundemi ta kthejmë Kosovën. Kovacevic, ka thënë, se Serbia nuk ka më djem për luftë të re me Kosovën, e kjo duket se i ka pëlqyer edhe Vucic'it, shkruan "gazetametro".

"E shihni që kemi arritur ta bëjmë atë, gjithkush po flet për këtë. Ai dialog i brendshëm ka filluar, siç shihet kemi edhe deklarata edhe nga njerëzit e përgjegjshëm dhe serioz siç është Dusan Kovacevic, por edhe shumë deklarata tjera të papërgjegjshme, por ky është një dialog. E kemi pritur këtë dhe kjo është një gjë shumë e mirë. E kemi hapur këtë temë", ka thënë Vucic për RTS nga Nishi.

Presidenti ka theksuar se ky dialog nuk është menduar që dikush të vizitoj në presidencën e tij, siç edhe kanë menduar disa të tjerë.

"Jo. Ky është një dialog shumë shoqëror dhe do të ndahet në shumë tema, ku dhe do të bisedohet për secilën temë veçmas, të shohim dhe të mundohemi të jemi real, të mundohemi ta zgjidhim problemin sot, që të mos ia lëmë fëmijëve nesër. Nëse dikush e kupton këtë", ka shtuar Vucic.

Ai gjithashtu ka theksuar se: "Të gjithë njerëzit në Serbi e kuptojnë se nuk duhet asgjë të ndryshohet, të ndalemi te problemet e njëjta dhe për fëmijët tanë asgjë të mos zgjidhim, ndërsa në të njëjtën kohë nga shteti kërkojmë më shumë para, edhe shumë gjëra tjera që shteti duhet t'i zgjidh por ky shtet nuk mund t'i zgjidh, atëherë kjo tregon përkushtim të vogël për zgjidhjen e problemeve dhe përgjegjësi të pamjaftueshme".