BE

BE

NATO e përshëndeti Marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Publikuar më 02 Gusht 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

E përshëndesim Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim që më 1 gusht e nënshkruan kryeministri Bojko Borisov dhe Zoran Zaev, deklaroi zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO- Rouz Gotemeler.

"NATO e përshëndet frymën e bashkëpunimit që e ka bërë të mundur nënshkrimin e Marrëveshjes. Kjo marrëveshje është ngjarje e rëndësishme në krijimin e marrëdhënieve pozitive në rajon me shikim drejt të ardhmes. Zbatimi i tij do të kontribuojë për sigurinë në Ballkan, e cila është në interes të të gjithëve", theksoi zëvendës-sekretarja e pergjithshme e NATO-s, Gotemeler.