BE

BE

BE-ja zgjeron sanksionet kundër Rusisë

Publikuar më 05 Gusht 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Për shkak të turbinave të Siemensit të dërguara paligjshmërisht në Krime, BE-ja zgjeron sanksionet kundër Rusisë.

Paratë e tri kompanive ruse si dhe të tre qytetarëve rusë në bankat evropiane do të ngrihen, deklaroi Këshilli i BE-së në Bruksel. Përveç kësaj, të tre rusët nuk do të lejohen të hyjnë në BE. Kjo vlen ndër të tjera për zëvendësministrin rus të energjisë Andrej Tsheresov. Gjermania propozoi në korrik për të shtuar në listë edhe katër rusë të tjerë si dhe tre kompani, duke përfshirë kompaninë që i kishte dërguar turbinat në gadishullin e Krimesë, të aneksuar në vitin 2014 nga Rusia.

Beteja verbale

Në verën e vitit 2014 koncerni Siemens kishte dërgua në Rusi disa turbina. Por ato u dërguan në kundërshtim me marrëveshjen në Krime duke shkelur kështu edhe sanksionet. Firma Siemens delaroi se i kishte bërë të gjitha përpjekjet që ta ndalonte dërgimin e turbinave në Krime.

Sipërmarrja ruse Technopromexport (TPE) tha se përpara se turbinat të dërgoheshin në Krime, koncerni Siemens ishte vënë në dijeni dhe  atij i ishte ofruar mundësia që t'i riblinte turbinat që kishte dërguar në Rusi.

Koncerni Siemens nga ana e vet kundërshton dhe thotë se i kishte bërë palës ruse ofertë për riblerjen e turbinave, por sipërmarrja ruse TPE nuk kishte pranuar. Po sipas koncernit Siemens dërgimi i këtyre turbinave për në Krime është "i kundërligjshëm dhe përbën shkelje të të gjitha marrëveshjeve tregtare." Një zëdhënës i koncernit Siemens tha se koncerni ka ngritur padi kundër sipërmarrjes ruse TPE.

Turbinat e gazit ishin parashikuar për një projekt në gadishullin e Talmanit. Sipërmarrja Technopromexport (TPE) është përgjegjëse për ndërtimin e termocentralit në gadishullin Taman, i cili nuk është ndërtuar deri tani, si dhe për projektet e planifikuara në Krime.