BE

BE

Brukseli i bën thirrje Shkupit e Beogradit të tregohen të përmbajtura

Publikuar më 23 Gusht 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

"Komisioni Evropian i ka thirrur autoritetet e Shkupit dhe Beogradit të tregojnë përmbajtje dhe në rrugë paqësore t'i zgjidhin çështjet në lidhje me tërheqjen e personelit të Ambasadës së Serbisë nga Shkupi", deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, pas incidentit diplomatik mes Serbisë dhe Maqedonisë.

"Presim që të dyja palët të tregojnë përmbajtje dhe të gjejnë zgjidhje në mënyrë paqësore, në frymën e fqinjësisë së mirë", thotë Kocijançiç.

Incidenti diplomatik i papritur, sipas autoriteteve serbe erdhi si pasojë e informatave të tyre se, siç thonë ata, kanë dëshmi për veprime ofensive të inteligjencës në Maqedoni kundër Serbisë.

Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese deklaroi se, Maqedonia gjithmonë do t'i ndjek interesat e saj dhe do të bashkëpunojë për fqinjësi të mirë duke mos u përzier në kontestet e shteteve.

"Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjithë vendet fqinje. Kur ekzistojnë çështje të hapura senzitive mes dy fqinjëve tanë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjithmonë do t'i ndjek interesat e shtetit ndaj parimeve të fqinjësisë së mirë të bashkëpunimit rajonal dhe mospërzierjes në kontestet mes shteteve", thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë, pas vendimit të Beogradit që ta tërheq personelin e Ambasadës së Serbisë në Maqedoni, pas dërgesës së notës, pa i sqaruar arsyet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, premtoi se do të vazhdojnë raportet e mira miqësore, ndërkaq ky akt është v etëm "përgatitje për mbrojtje të miqësisë mes dy vendeve", pas ardhjes së Qeverisë së re.

"Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë raporte miqësore të Beogradit me Shkupin. E jona është që njerëzit tanë të jenë të përgatitur dhe të gatshëm për mbrojtjen e miqësisë së serbëve dhe maqedonasve, por kemi edhe njohuri se si është të veprohet në një ambient të ri, i cili për ne nuk ishte i njohur deri para disa muajsh", tha Vuçiq, duke premtuar se rasti do të qartësohet në 10 ditët e ardhshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, premtoi se së përfaqësuesit diplomatik do të kthehen në Shkup së shpejti, ndërkaq ambasadorja pak më vonë, ndërkaq edhe paralajmëroi edhe ndryshime në përbërjen diplomatike.

Marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë dhe Serbisë disa herë janë prishur si pasojë e njohjes së Kosovës nga ana e Maqedonisë.