BE

BE

"Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe ato përnjëherë duhet të hyjnë në BE"

Publikuar më 06 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në vështrimin rreth dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, të cilin e kanë hartuar ekspertë nga Universiteti Columbia, Brukselit e Uashingtonit u rekomandohet që të ndërmarrin hapa për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve dhe insistojnë që Serbia ta njohë Kosovën, transmeton Koha.net.

Raporti i ri, siç njofton portali serb telegraf.rs , është publikuar të martën me titullin Raporti për implementimin e dialogut Kosovë - Serbi dhe thotë se ndërmjetësit duhet të marrin qëndrim më të rreptë në dialogun vazhdues të Beogradit e Prishtinës.

Raporti i publikuar në Programin për ndërtimin e paqes dhe të së drejtës në Institutin e të drejtave të njeriut në Universitetin e Columbias propozon që bisedimet të përfundojnë brenda 18 muajve.

Ai thotë se "cilado palë që e pengon, BE do të duhej të suspendonte ndërmjetësimin dhe të ngrinte fondet e BE-së ".

Raporti, si përcjell portali serb, thotë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës me qëllim të ruajtjes së paqes dhe pasi njohja është guri themeltar për normalizimin e marrëdhënieve.

Rekomandohet që negociata e Serbisë për anëtarësim në BE të ndërlidhen me përparimin e dialogut Kosovë - Serbi.

"Edhe pse Kosovën e kanë njohur 114 vende, Serbia edhe më tej pengon përpjekjet e Kosovës në arritjet e njohjeve globale" ka deklaruar David L. Philips, autor i raportit.

Raporti thotë se normalizimin e marrëdhënieve do të përfshijë anëtarësimin e Kosovës në KB, Kosova Serbia të punojnë në kriteret për anëtarësim në BE duke hyrë njëkohësisht në të.

Raporti thotë se çështjet kritike që duhet zgjidhur janë të pagjeturi, kompensimi i dëmeve të luftës, integrimi i minoritetit serb dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës.