BE

BE

Kosova dhe BE-ja nënshkruajnë Memorandumin për vëzhgimin e “Zgjedhjeve Lokale 2017”

Publikuar më 07 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit në lidhje me vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale në Republikën e Kosovës, që do të mbahen më datën 22 tetor, 2017.

Sipas një njoftimi, nënshkrimi i këtij Memorandumi u bë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në mes Ushtruesit të Detyrës së Ministrit të Jashtëm, Emanuel Demaj, në emër të Republikës së Kosovës dhe Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila njëkohësisht ushtron edhe funksionin e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

"Ky Memorandum parasheh që Bashkimi Evropian do t'i dërgojë Qeverisë së Republikës së Kosovës një kopje të deklaratës të Misionit Vëzhgues të BE-së mbi të gjeturat dhe konkluzionet e hershme, e cila do të lëshohet pas Ditës së Zgjedhjeve Lokale dhe një kopje tjetër të raportit final të Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian, e cila do të lëshohet disa javë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare", thuhet në njoftim.