BE

BE

Brexit zvogëlon numrin e studentëve nga vendet e BE-së në Britani

Publikuar më 08 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Votimi i Britanisë së Madhe që të dalë nga Bashkimi Evropian, e rrezikon rënien në masë të numrit të studentëve nga BE-ja që studiojnë në universitetet britanike.

Në Britani, janë rreth 60.000 studentë nga vendet e BE-së dhe kjo rënie e numrit të studentëve, do t'i kushtonte universiteteve britanike me 400 milionë funta vetëm për një vit.

Universitetet po ashtu do të humbasin financimin vjetor nga BE-ja prej 500 milionë funtash kur Britania të dalë nga Bashkimi Evropian.

Këtë vit, numri i studentëve që kanë aplikuar në shkollat britanike ka rënë për pesë për qind, për herë të parë pas pesë vjetësh.

Trendi është brengosës edhe për kompanitë britanike, të cilat rekrutojnë studentë nga Bashkimi Evropian.