BE

BE

Hahn: BE-ja zgjedhje e padiskutueshme e shqiptarëve

Publikuar më 08 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Vetëm pak orë përpara nisjes nga puna e Parlamentit të ri, Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn u është drejtuar me një videomesazh shqiptarëve, gjatë përfundimit të Shkollës Verore Evropiane të Këshillit Kombëtar të Integrimit.

"Zgjedhja për t'u bërë pjesë e BE-së është një prej atyre zgjedhjeve për të cilat ju shqiptarët për dekada nuk keni pasur asnjë dyshim. Gjithsesi, përkthimi i aspiratave politike në veprime konkrete për të rritur cilësinë e jetës, paqe, dinjitet dhe prosperitet është gjithmonë shumë komplekse dhe sfiduese. Ai vjen nëpërmjet punës së vështirë, reformave të vazhdueshme dhe siç dihet, nëpërmjet dialogut intensiv me të gjithë pjesëtarët e shoqërisë. Pas një viti intensiv me reforma dhe zgjedhje, në ditët në vijim ju do të keni një Parlament të ri dhe një qeveri të re. Ne e presim me padurim këtë zhvillim të ri dhe mundësitë që shtrihen përpara nesh", thotë Hahn.

E pranishme në aktivitetin përmbyllës të punimeve të kësaj shkolle verore, Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ripërsëriti mbështetjen e BE për nisma të tilla, pasi sipas saj, procesi i integrimit përfshin të gjithë shoqërinë.

Ndërkaq, Majlinda Bregu i mbylli me një batutë punimet e kësaj shkolle, por dhe aktivitetin e saj politik. "Nga nesër jam e papunë...", tha ajo.