BE

BE

Brukseli tallet me Qeverinë: Nuk e uron krijimin e saj, thotë se "po ju shohim"

Publikuar më 11 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Komisari evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë Johannes Hahn nuk i ka dërguar asnjë urim Ramush Haradinajt për ardhjen në krye të ekzekutivit, e megjithatë ai ka numëruar detyrat të cilat duhet t'i kryejë Qeveria e re.

"Ne po përcjellim me vëmendje krijimin e institucioneve të Kosovës, i cili është një hap i rëndësishëm", ka shkruar Hahn në Twitter.

"Qeveria ka përgjegjësi kundrejt qytetarëve për të bërë hapa drejt rrugës së Bashkimit Evropian duke zbatuar reforma në drejtësi, ekonomi, në liberalizim të vizave, si dhe në dialogun me Serbinë", ka përfunduar ai.

Urimet ndërkombëtare munguan të shtunën pas votimit të Qeverisë së re, ndërsa sot, pasi Haradinaj pranoi detyrën, ai takoi ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ambasadorin britanik, Ruairi O'Connell dhe përfaqësuesen e BE'së në Kosovë, Natasha Apostolova.