BE

BE

Veseli pranon raportin e vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet në Kosovë

Publikuar më 11 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim shefin e vëzhguesve të Bashkimit Evropian të angazhuar për mbikëqyrjen e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 qershor 2017 në Kosovë, Alojz Peterle.

Me këtë rast, Peterle ia ka dorëzuar kryeparlamentarit Veseli Raportin për zgjedhjet, ku përfshihen gjetjet dhe rekomandimet e vëzhguesve nga Bashkimi Evropian.

Petrle tha se ka vendosur që raporti i vëzhguesve evropianë së pari t'i dorëzohet Veselit.

Gjatë takimit me kryeparlamentarin Veseli, shefi i vëzhguesve evropianë ka inkurajuar Kuvendin e Kosovës që të bëjë reformën zgjedhore, e cila, sipas tij, duhet të ketë konsensus të gjerë politik.

Veseli i ka falënderuar vëzhguesit e BE-së për angazhimin e tyre gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit në Kosovë.

Ai theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës do t'i përfshijnë brenda sistemit politik dhe legjislativ rekomandimet e dala nga raporti i vëzhguesve të Bashkimit Evropian.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin, meqenëse vëzhguesit e Bashkimit Evropian do të jenë të angazhuar edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor në Kosovë.