BE

BE

Haradinaj: Policia e Kosovës, parametër për anëtarësim drejt BE-së (Foto)

Publikuar më 25 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite që i ka bërë sot Policisë së Kosovës, deklaroi se rendi dhe ligji është nevojë, dhe interes i të gjithë qytetarëve të vendit.

"Është parametër që tregon aftësinë e Kosovës për anëtarësim drejt BE-së, është tregues se jeta në vendin tonë në çfarë norme të sigurisë drejtohet", ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i falënderoj për punën e madhe që bëjnë të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

"Zhvilluam një bisedë pune me drejtorin e përgjithshëm, Shpend Maxhuni, diskutuam edhe për disa detyra më urgjente që kemi, siç është droga tek fëmijët, mundësia që trafikantë të ndryshëm me plasu drogë tek fëmijët e moshës minore, kjo është e patolerueshme dhe nuk do të tolerohet", u shpreh Haradinaj.

Ai tha se beson se të gjithë kanë dakordim që askush në Kosovë nuk do të mund t'i ofrojë drogë fëmijëve tanë, me i fut duart në shkolla dhe të rrezikojë fëmijët tanë.