BE

BE

Pacolli në vizitë BE-së

Publikuar më 25 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, të enjten dhe premten do të qëndrojë në Bruksel.

Sipas njoftimeve nga BE ai pritet të takojë së pari Komisionerin e BE-së për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit Johanes Hahn dhe më pas edhe Përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogherini, raporton korrespodenti i Grupit Koha në Bruksel.

Sipas të njëjtave burime temë kryesore e këtyre takimeve do të jenë agjenda evropiane e Kosovës, implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, liberalizimi i vizave, integrimet rajonale dhe dialogu me Serbinë i ndërmjetësuar nga BE-ja.

Vizita e Pacollit do të jetë e para e një Ministri të qeverisë së re Haradinaj.

Para se të shkojë në Bruksel, Pacolli do të vizitojë edhe Malin e Zi. Atje do të takohet me presidentin Vujanoviq, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme.