BE

BE

Thaçi: Gjermania, partneri më strategjik i Kosovës në Evropë

Publikuar më 03 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar ribashkimin e Gjermanisë, duke thënë se sot si 27 vjet më parë, nuk ndodhi vetëm ribashkimi i Gjermanisë, por edhe çlirimi i Evropës nga komunizmi.

Thaçi ka shkruar në Facebook se ndodhi riorganizimi i shteteve, duke rilindur një Bashkim Evropian të fuqishëm, që sot ne si popull e aspirojmë.

"Në ditën e bashkimit të Gjermanisë, populli i Kosovës përfundimisht ndau mendjen për të luftuar shtypjen dhe persekutimin sistematik, duke iu bashkuar luftës për liri. Gjermania ka mbështetur popullin e Kosovës në të gjitha periudhat dhe është partneri më strategjik i Kosovës në Evropë", ka shkruar ai.