BE

BE

Thaçi e akuzon BE-në për kurth në procesin e liberalizimit të vizave

Publikuar më 15 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti Hashim Thaci ka vazhduar kritikat ndaj Bashkimit Evropian për mungesën e liberalizimit të vizave duke thënë se kriteri i demarkacionit është kurth në mënyrë që kosovarët të mbeten të izoluar, ka raportuar Radio Deutche Welle (DW).

"Mendoj që më tepër sesa kriter për implementim, ka qenë kurth politike nga Komisioni Evropian që ta shtyjë edhe më tutje liberalizimin e vizave për Kosovën. Prandaj mendoj se BE-ja duhet të fillojë të ndryshojë qasje në raport me Kosovën", ka thënë Thaci.

Në këtë situata sipas Thaçit Kosova duhet ta ratifikoj demarkacionin me Malin e Zi.

"Çështja e demarkacionit për Uashingtonin, Brukselin, NATO-n është e përmbyllur, prandaj ne duhet të jemi shumë syçelë, shumë të vëmendshëm shumë të përgjegjshëm që t'i kryejmë obligimet tona të marrëveshjeve shtetërore, sepse marrëveshjet shtetërore nuk janë leksione të orëve të gjeografisë, por janë të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore", ka thënë ai.