BE

BE

Brexit: Këtej e tutje do të jetë vështirë

Publikuar më 17 Dhjetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryetarët e qeverive dhe të shteteve të 27 vendeve anëtare të BE-së dhanë sinjalin për vazhdimin e negociatave të Brexit. Merkel paralajmëron për më shumë probleme në fazën e dytë dhe shpreson të ruhet uniteti.

Në konferencën e përfundimtare të shtypit në samitin e BE-së në Bruksel Angela Merkel dhe Emmanuel Macron dhanë një sinjal për të përbashkëtat gjermano-franceze.

Të dy synojnë në radhë të parë reformën e shpallur të Eurozonës, një projekt prioritar politik i presidentit francez. Por kancelarja dhe presidenti nuk i shmangen dot temës së Brexit-it.

Edhe vitin e ardhshëm kjo temë do të kushtojë energji dhe kohë BE-së me 27 anëtarë, edhe pse vendet e mëdha anëtare këtë e konsiderojnë si një shmangie prej problemeve të mirëfillta të së ardhmes.

Vendimi formal për vazhdimin e bisedimeve të Brexit "është një hap përpara", thotë kancelarja, por tani nis edhe pjesa më e vështirë e punës. Deri tani vendet anëtare kanë bashkëpunuar mjaft mirë, dhe ajo shpreson - tha kancelarja - që "edhe në të ardhmen të ruhet ky unitet". Ajo nuk ak asnjë iluzion, se sapo të dalin në pah interesat kombëtare ekonomike në raport me Britaninë e Madhe, uniteti mund të rrezikohet.  Diplomatët e BE-së qysh përpara takimit u shprehën, se ky është "samiti i fundit i lehtë" lidhur me Brexit-in.

Edhe presidenti francez theksoi, se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi në BE në këto bisedime. Ai vuri në dukje, se beson, që metoda e deritanishme ia ka vlejtur: Bisedimet do të zhvillohen me etapa të veçanta dhe me afate. "Është e rëndësishme që të mbrohen rregullat e bashkësisë", tha Emmanuel Macron. Një synim ky që ka prioritet të lartë edhe për kancelaren gjermane, Tregu i brendshëm dhe liritë që lidhen me të duhet të mbrohen pa asnjë kufizim, theksoi Merkel. Edhe presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker tërheq vëmendjen, që bisedimet e ndërlikuara të divorcit gjatë Brexit-it do të jenë "shumë më të vështira".

Në Bruksel në samitin e fundvitit pas suksesit të pjesshëm lidhur me temën Brexit të javëve të kaluara nuk pati ndonjë lehtësim. Gjatë vitit 2018 Brexit do të ofrojë shumë më tepër lëndë konflikti se deri më sot. (DW)