BE

BE

Hoxha: Presim nga BE-ja të rikonfirmojë perspektivën evropiane të Kosovës

Publikuar më 18 Dhjetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se mirëpret deklaratën e komisionarit Hahn, i cili foli për planin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Mirëpres deklaratën në Athinë të Komisionarit Hahn, për planin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova është e gatshme që të kryejë detyrat e saj për të avancuar drejt integrimit në BE. Presim nga BE-ja që të rikonfirmojë perspektivën evropiane të shtetit tonë. Komisionari Hahn e bëri të qartë se shtetet që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët nuk mund të bëhen pjesë e BE-së", ka shkruar ajo.

Përmbushja e reformave dhe rezultatet konkrete shpejtojnë integrimin e vendeve te Ballkanit Perëndimor. Deklarata u bë nga komisioneri për zgjerimin Johanes Han gjatë takimit në Athinë me shefin e diplomacisë greke Nikos Kocias.