BE

BE

Apostolova: Shtetet e reja të BE-së nuk do t'ju bllokojnë

Publikuar më 02 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shefja e Misionit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka dhënë sigurinë e saj për Kosovën se shtetet e reja që do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, nuk do ta kenë mundësinë që ta bllokojnë Kosovën në anëtarësimin e saj.

Apostolova në një intervistë për RTV21, ka thënë se Kosova nuk duhet t'i fajësoj pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur se po e bllokojnë atë, por që sipas saj, Kosova duhet të punojë edhe më shumë për ta dëshmuar se mund të anëtarësohet.

"Pjesa institucionale është shumë e rëndësishme dhe lidhet me ne me BE-në... Ne duhet t'i bëjmë disa reforma në mënyrë që të jemi më të mëdhenj dhe të kemi edhe disa shtete, pra që të jemi më të fortë..... jemi duke menduar plotësisht se si të formojmë një mekanizëm që anëtaret e BE-së të mos e bllokojnë anëtarësimin e shteteve të tjera.... për shkak se ka dedikim të fortë nga ana e jonë dhe ju japim siguri se nuk do t'ju bllokojnë shtetet e reja", ka thënë përfaqësuesja e BE-së në Kosovë.

Ajo ka shtuar se Kosova për momentin është në situatë të vështirë dhe ka sfida dhe këto sfida nuk janë të njëjta nëse krahasohen me 5 shtetet e tjera të Ballkanit. Ajo e ka quajtur të papranueshme të ulesh e t'i fajësosh 5 shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën për shkak të sfidave të cilat përballet ajo.