BE

BE

Osmani: Veprimet e fundit të liderëve ndikuan në stagnimin drejt BE-së

Publikuar më 08 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Deputetja e Democratic League of Kosovo (LDK), Vjosa Osmani ka thënë të enjten se ishin veprimet e fundit të liderëve politikë lidhur me Gjykatën Speciale, kanë ndikuar që Kosova të bëjë hapa prapa drejt Bashkimit Evropian, ka raportuar Evropa e Lirë.

"Liderët politikë që sot janë në pushtet, u kanë dhënë shumë arsye vendeve të BE-së, përfshirë edhe atyre që na kanë njohur, të mendojnë se Kosova nuk meriton përkrahjen e tyre, as në kontekstin bilateral e as në organizma multilateral, siç është BE-ja", ka thënë Osmani, që drejton Komisioni e Kuvendit për Marrëdhënie me Jashtë.

"Kjo tregon jo vetëm qasjen e gabuar që ata kanë rreth integrimit evropian, por edhe mungesën e përgjegjësisë në një proces në të cilin më së shumti i pasojat i bartin qytetarët e Kosovës", ka thënë Osmani.

"Kjo Qeveri fatkeqësisht që në ditët e para ka dëshmuar se nuk ka as vizion e as njohuri sesi të ecet përpara në procesin integrues. Prandaj, sa më parë që të largohet, aq më shpejtë qytetarët e Kosovës do të ecin drejt integrimit", ka thënë ajo.