BE

BE

Strache: Austria e ka njohur Kosovën, por Serbia e konsideron pjesë të veten

Publikuar më 12 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zëvendëskancelari austriak Heinz Christian Strache sot në Beograd ka deklaruar se problemi i Kosovës nuk është zgjidhur në mënyrë afatgjate deh se është e nevojshme që Beogradi e Prishtina të gjejnë kompromis me të cilin do të respektoheshin edhe nevojat e serbëve, transmeton Koha.net .

"Asgjë nuk mund të funksionojë njëanshëm", citon novimagazin i Beogradit të ketë thënë Strache gjatë konferencës me shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

Strache ka thënë se qeveria austriake e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka thënë se kjo është realitet por ka shtuar se është fakt se Serbia e sheh Kosovën si pjesë të veten, ndërsa e ka përkujtuar edhe Rezolutën 1244.

Zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache, ka thënë se nga 193 anëtare të KB-së, vetëm 105 sosh e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se është me rëndësi që të dy palët të gjejnë zgjidhje të përbashkët.

"Unë si zëvendëskancelar i Austrisë nuk përzihem në këtë çështje, porse e kuptoj palën serbe", citohet nga ky medium serb të ketë thënë Strache.

Daçiq ka thënë se Serbia falënderon Strachen për këtë qëndrim.

Shefi i diplomacisë serbe është pyetur se nëse çështja a Kosovës është zgjidhur, atëherë pse edhe pas 10 vjetësh është në rend të ditës.