BE

BE

Krerët e BE-së sot vizitojnë Kosovën

Publikuar më 28 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në kuadër të një turneu Ballkanik, tri figurat më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini, dhe Komisionerin Johannes Hahn, do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë.

Presidenti Juncker dhe delegacioni i BE-së do të takohen me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe do të mbajnë një takim me qytetarë, përfaqësues të mediave, aktivistë të shoqërisë civile, ndërmarrës, studentë, profesorë, rininë e partive politike, artistë, sportistë kosovarë, bursistë të programeve të BE-së, dhe shefat e Misioneve të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtarë.

Presidenti i Komisionit Evropian do të mbajë një konferencë për media me Presidentin Thaçi. (Kosovain.eu)