BE

BE

BE: Vendimi i SHBA-së mbi tarifat e importit rrit pasigurinë në treg

Publikuar më 03 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Bashkimi Evropian (BE) bëri të ditur se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të zgjatur periudhën e përjashtimit të përkohshëm nga detyrimet doganore mbi importet e çelikut dhe aluminit ka rritur pasigurinë në treg dhe ka ndikuar vendimet e biznesit.

Përmes një deklarate të bllokut, komisionieri për Tregtinë ka zhvilluar bisedime me sekretarin amerikan të Tregtisë dhe Përfaqësuesin e Tregtisë gjatë javëve të fundit, bisedime të cilat do të vazhdojnë.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, tha se "rritja e tarifave është një rrugë e gabuar". Kështu iu përgjigj ai vendimit të SHBA-së, e cila do të zgjasë me 30 ditë periudhën e përjashtimit të përkohshëm, nga detyrimet doganore mbi importet e çelikut dhe aluminit, për Kanadanë, Meksikën dhe Bashkimit Evropian.

"Qeveria Federale është e njohur me vendimin e Presidentit amerikan. Besoj fuqimisht se në të mirë të vendeve të punës në Gjermani, në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne kemi nevojë për një marrëveshje të përhershme dhe se rritja e tarifave është rrugë e gabuar për të ecur përpara. Ne nuk kemi nevojë për më shumë, por për më pak tarifa në tregtinë botërore. Kemi nevojë për një tregti botërore të hapur, shumëpalëshe dhe të drejtë", tha Altmaier, përcjell Telegrafi.

Ministri i Jashtëm i Francës dhe ai i Ekonomisë, publikuan një deklaratë të përbashkët, duke bërë thirrje për për përjashtim të përhershëm të tarifave të çelikut dhe aluminit ndaj BE-së.

Kina ka kërkuar konsultime me Shtetet e Bashkuara në lidhje me tarifat në Organizatën Botërore të Tregtisë. Në këto konsultime ka kërkuar të bashkohet edhe BE-ja.

Të hënën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi të zgjasë deri më 1 qershor periudhën e përjashtimit të përkohshëm nga detyrimet doganore mbi importet e çelikut dhe aluminit, të Kanadasë, Meksikës dhe Bashkimit Evropian, duke ofruar edhe një muaj për të arritur një marrëveshje mbi negociatat tregtare.