BE

BE

Nga 14 qershori EULEX-i vetëm me mision këshillëdhënës

Publikuar më 24 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se tashmë ekzistojnë vlerësime edhe nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare në Kosovë se mekanizmat e drejtësisë, por edhe ato të sigurisë, kanë kapacitet që t'i marrin mbi vete të gjitha përgjegjësitë që deri tash i ka pasur EULEX-i.

"Më nuk do të kemi mision me mandat ekzekutiv në Republikën e Kosovës. Pra, do të do të jenë kosovarët ata, institucionet që do të jenë përgjegjës për agjencitë zbatuese të ligjit për qeverisjen e vendit dhe zbatimin e ligjit", ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se Grupi këshillëdhënës ndërkombëtar që do të mbetet nga EULEX-i, do të ketë një emër tjetër dhe ai do të vendoset nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

"Ata do të monitorojnë punën e gjykatave, punën e prokurorisë, punën e policisë. Unë konsiderojnë se një gjë të tillë tashmë Bashkimi Evropian e bënë edhe me shtet e tjera. Ndoshta me një mision të tillë siç është te ne, është pak më i theksuar, mirëpo i gjithë Ballkani Perëndimor, është në monitorimin dhe vëzhgimin e Bashkimit Evropian", ka thënë Tahiri.

Misioni i EULEX-it, është vendosur në Kosovë nga Bashkimi Evropian, pak ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, për të ndihmuar shtetin e ri në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Këtij misioni në vitin 2016, i ishte vazhduar mandati deri në qershor 2018. (REL)